Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, e cila u miratua për përdorim emergjent në Britaninë e madhe një ditë më parë, do të duhet të japë më shumë informacione për të marrë autorizimin nga Agjencia Europiane e barnave.

 

Ekspertet për mbikëqyrjen e vaksinave në BE në një njoftim zyrtar thanë se për të autorizuar astrazenecen duhet të kenë më shumë të dhëna mbi  cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin.

 

“Konsiderohen të nevojshme informacione shtesë shkencore për çështje që lidhen me cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, për të rritur ashpërsinë e kërkuar për një autorizim të kushtëzuar të marketingut dhe kjo është kërkuar nga kompania,”

 

Britania të Mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi Astrazenecan, e cila është  cilësuar më e lirë për t’u prodhuar dhe më e lehtë për tu transportuar,   krahasuar me produktin e Pfizer-BioNTech.

 

Provat klinike treguan se dy doza të plota të vaksinës Oxford-AstraZeneca e kanë efektshmërinë 62% për parandalimin e infeksionit.  Por kur njerëzit  morën një dozë e gjysmë  dhe me pas një dozë e plotë, efektiviteti arriti 90%. Megjithatë ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme  për të aprovuar formulën qe jep rezultatin me te larte.

Nga ana tjetër, agjencia evropiane e barnave  me 6 janar pritet të jap miratimin për vaksinën e Modernës, që do të hyjë ne union pas asaj të Pfizer Biontek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *