E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 2 minuta më parë
Kosova

BE shtyn mandatin e Lajçak, do ndërmjetësojë dialogun deri në janar të vitit të ardhshëm

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian  janë pajtuar për t’i zgjatur mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Pajtimi u arrit disa muaj pasi Borrell  e emëroi Lajçakun si ambasador të unionit  në Zvicër, ku pritej te niste punën më  1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçak në rolin e emisarit  BE dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum, ndërsa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Një diplomat europian i tha Radio Evropës së  Lirë  se  në rastin më të mirë, pasardhësja e  Borrel ,  Kallas do të mund të nisë punën më 1 nëntor.  Sipas tij  do t’i duhen së paku disa javë që të vendosë se kë dëshiron të emërojë si të dërguar të posaçëm për dialogun  mes Kosovës e Serbisë.

Reklamë

Për këtë arsye diplomati europian thekson  se  Brukseli e ka parë të udhës t’i zgjasë edhe për pesë muaj mandatin Miroslav Lajçak .

Megjithatë edhe pas emërimit të pasuesit të Lajçak nuk pritet të ketë ndryshime në qasjen e Bashkimit Europian për dialogun Prishtine-Beograd./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë