Në pak ditë nga zyrtarizimi i emrave të kandidatëve për deputetet, Bashkimi Evropian është i qartë në kërkesën e tij. Partitë politike të përzgjedhin kandidatura me integritet duke nënkuptuar jo vetëm mospërfshirjen e personave me rekorde kriminale në të shkuarën por edhe të pa-përfolur për korrupsion.

JOSEP BORRELL

PERFAQESUESI I BE PER POLITIKEN E JASHTME

Të gjitha partitë politike të bëjnë të pamundurën që listat të kenë kandidatë me integritet. Lufta kundër korrupsionin është një nga përparësitë e Shqipërisë. Ne kemi edhe një mesazh për gjithë udhëheqësit politikë. Integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve.

Deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian e përforcoi komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, me theksin se zbatimi i kodit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe Komisionit të Venacias në parlamentaret e 25 Prillit do të jenë prova e demokracisë funksionale në Shqipëri.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI PER ZGJERIMIN NE BE

Ne shpresojmë që zgjedhjet do të jenë te lira dhe të ndershme dhe do te kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare.

Jo vetëm parlamentaret e 25 Prillit por edhe rezultati i hetimit për shitblerjen e votës në zgjedhjet e kaluara, për Bashkimin Evropian do të përbëjnë një kusht për të vendosur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e negociatave me Shqipërinë.

JOSEP BORRELL

PERFAQESUESI I BE PER POLITIKEN E JASHTME

Sa i takon çështjes së blerjes së votës, theksoj se raporti i fundit i komisionit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të shpejtë dhe transparent. Gjithashtu në Mars të viti më parë, përfundimet e këshillit theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës është një nga ato çështje që duhen reflektuar në kuadrin negociues për integrimin e Shqipërisë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Dua të shtoj diçka në lidhje me këtë çështje, ka 20 persona nën hetim nga prokuroria, në ndërkohë që flasim janë në proces, 20 persona nga të gjitha partitë politike.

Në mbyllje të takimit të 11 të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, konkluzionet ishin se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në funksionimin e ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI PER ZGJERIMIN NE BE

Institucionet e drejtësisë po bëjnë përparimin të dukshëm. Procesi i vetingut po funksionon, duhet të shohim emërimet në institucionet e drejtësisë dhe çdo reformë në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar të bëjë përparim në terren. Për ne gjykata kushtetuese është funksionale, shpresojmë që dy anëtarët e mbetur të emërohen para zgjedhjeve.

JOSEP BORRELL

PERFAQESUESI I BE PER POLITIKEN E JASHTME

Nuk kemi ende një datë të caktuar për konferencën e parë ndërqeveritare pavarësisht faktit që Shqipëria ka ecur përpara. Disa shtetet anëtare janë të mendimit që duhet bërë edhe më shumë. Jam besimplotë se do të organizohet shumë shpejt.

Pasi i kritikoi në prezencë të tyre për lënien mënjanë të Shqipërisë në sigurimin e vaksinave, Edi Rama morri premtimin se vendi ynë do të jetë ndër të parët në Ballkanin Perëndimor ku do të nis shpërndarja e dozave nga mekanizimi i COVAX..

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë të cilët e ndjenë që vaksinat nuk ishin diçka që i meritonin ti kishin si të tjerët, ishte një gjë e keqe. Uroj që situata të zhbllokohet. Jam i lumtur që COVAX po nis më në fund shpërndarjen dhe do të jemi të lumtur të marrim dozat e para nga Astra-Zeneca.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI PER ZGJERIMIN NE BE

Ne nuk e kemi harrur Ballkanin Perëndimor. Po punojmë shumë për të shpërndarë vaksinat. Dua të them që do të ketë një shpërndarje të parë të dozave nga mekanizmi COVAX në Shqipëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *