Subscribe

Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës nën një klimë të tensionuar, duke e cilësuar atë si të papranueshme. Në një reagim të shkurtër të zyrës së Përfaqësueses për Politikë të Jashtme Federika Mongerini, Brukseli shmang urimin për Thaçin, ndërsa kërkon dialog politik mes palëve.

“Kuvendi i Kosovës zgjodhi Hashim Thaçin si president në një atmosferë shumë të tensionuar. Skenat të cilat kemi parë në këtë Parlament janë vërtet shqetësuese. Aktet e dhunës, të çdo forme janë të papranueshme nga askush. Retorika e tillë veçse nda dhe e bën dialogun politike edhe më të vështirë. Ne presim nga liderët e partive politike në Kosovë, të veprojnë me përgjegjshmëri dhe shmangin tensionet”.

Ndërsa kryeministri serb Aleksander Vuçiç, i pyetur nga gazetaret ne Serbi, ka thënë se nuk është aspak i lumtur per zgjedhjen e Thaçit si President. Vuçiç ka thënë se nuk ka patur asnjë diktim nga ana e Beogradit per deputetet serbe, te cilët nuk kane mbështetur asnjë nga kandidatet ne gare. Ky qëndrim pasoi atë të ambasadorit të BE-së në Prishtinë, Zbogar, i cili kërkoi shmangie të dhunës dhe bisedime mes palëve. Më i ashpër ka qenë ambasadori amerikan, i cili tha se mbështet dialogun në institucione, ndërsa dënoi dhunën me gaz e bomba molotov nga ana e deputeteve opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *