E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE sanksionon ushtarakë bjellorusë për pushtimin e Ukrainës

Bashkimi Evropian të enjten vendosi sanksione ndaj 22 zyrtarëve të ushtrisë bjelloruse për shkak të rolit të Minskut në ndihmën e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

 

Gjashtë gjeneralë dhe 16 kolonelë i janë shtuar listës së zezë të BE-së për shkak se “Bjellorusia po merr pjesë në pushtimin e paprovokuar rus kundër Ukrainës, duke lejuar agresion ushtarak nga territori i saj”, thuhet në dokumentin e sanksioneve, raporton AFP.

 

Reklamë

Personave të sanksionuar po ashtu do t’iu ndalohet udhëtimi në bllok dhe asetet e tyre do t’iu ngrihen.

 

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit, duke përdorur territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë. Bjellorusia ka thënë se nuk po merr pjesë në pushtimin ushtarak.

 

Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të rolit të tij në luftën në Ukrainë./Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë