Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar,...

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në 235 pas...

BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

22 Prill 15:51

Bashkimi Evropian ka thënë të martën se ndonëse Kosova e ka organizuar procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, rezultati i procesit të 21 prillit nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në hapjen e rrugës për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, çka është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE-ja shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në veri nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, që t’i zgjedhin kryetarët që do të ishin me të vërtetë përfaqësuesit e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
BE, kusht Serbisë për integrimin, Stano: Beogradi duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit

“Sa u përket masave, në linjë me konkluzat e 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë për masat e BE-së, të bazuara në një raport të Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen e kërkesave të bllokut evropian”, ka thënë Stano, pa përmendur afate kohore kur do të zhvillohen këto diskutime.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar menjëherë heqjen e masave të BE-së, të vëna ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri, në maj të 2023-ës.

Atëherë, serbët lokalë kanë protestuar kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata është përshkallëzuar në dhunë.

Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë plagosur rëndë.

Të plagosur ka pasur edhe nga ana e protestuesve.

Në rritje e sipër të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka prezantuar vitin e kaluar një udhëzim administrativ për largimin e një kryetari nga pozita që mban.

Në përputhje me të, fillimisht është organizuar një petiicion, në të cilin janë mbledhur 20 për qind e nënshkrimeve të nevojshme për nisjen e procesit të votimit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka marrë pjesë në peticion, por jo edhe në votimet e 21 prillit, duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje, një ditë më parë, për mosshfrytëzimin e të drejtës së votës në veri.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
be t kosove Tensione votimi ne veri

Nga e njëjta kategori

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

më shumë...

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë kohë për të prituar nga skema e mbështetjes

më shumë...

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë mbetës, nota mesatare 6.74

më shumë...

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik përmes projektit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

10:15

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35...

10:14

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO...

10:09

Rritet numri i studentëve të helmuar, AKU...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.