Bashkimi Evropian shpreson se Serbia dhe Maqedonia do të gjejnë një zgjidhje paqësore për konfliktin diplomatik, pasi Beogradi tërhoqi stafin e Ambasadës nga Shkupi. Zyrtarë të Brukselit thanë se incidenti diplomatik në Shkup është çështje bilaterale e dy shteteve, të cilat bashkimi evropian është duke i përcjellë me kujdes. “Komisioni Evropian u ka bere thirrje autoriteteve te Shkupit dhe Beogradit, qe të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t’i zgjidhin çështjet në lidhje me tërheqjen e personelit të ambasadës së Serbisë nga Shkupi” –  deklaroi zëdhënësja e BE-se, Maja Kocijançic. Ajo theksoi se Brukseli është në pritje që të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe të gjejnë zgjidhje në frymën e fqinjësisë së mire.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *