E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

BE reagon për anulimin e vizitës së Vuçiç në Skënderaj

Bashkimi Evropian  reagon në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

 

Zëdhënëse e BE-së Maja Kocijançiç, shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

 

Reklamë

“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”.

 

Gjithashtu ajo ka theksuar se vizita e Vuçiç ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

Më shumë video

Reklamë