“Kemi marrë memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve dhe po e studiojmë: nuk kemi ende një gjykim përfundimtar, po analizojmë detajet”.

 

Keshtu deklaroi nje zëdhënëse e Komisionit Evropian gjatë konferencës ditore, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ndërhyrjen e komisionerit Olivér Várhelyi, i cili dje e cilësoi marrëveshjen si “interesante”.

 

Nderkohe, Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, në një konferencë për shtyp në Paris, duke iu pergjigjur një pyetjeje mbi marrëveshjen midis Italisë dhe Tiranës për qendrat e emigrantëve, tha se ajo “respekton të gjitha rregullat e komunitetit dhe ligjin ndërkombëtar”.

 

“Nuk është Guantanamo siç tha dikush”, por një zgjidhje “humanitare”, u shpreh kryediplomati italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *