Bashkimi Evropian po përgatit largimin nga importet ruse të energjisë. Në një deklaratë të publikuar nga Komisioni Evropian thuhet se po përshpejtohet një plan, që do të mundësonte më shumë energji të rigjenerueshme dhe vende të tjera furnizuese.

 

Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë ka qenë prej kohësh duke u përgatitur në Bruksel, por tani për shkak të luftës në Ukrainë ky plan po përshpejtohet.

 

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të takohen gjatë javës për të diskutuar mbi këtë plan, ku do të nënvizohet edhe rëndësia për të gjetur një zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët si dhe mbushjen a e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm.

Evropa mbështetet te Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës, për këtë arsye zyrtarët thonë se ky plan nuk duhet të zbatohet menjëherë.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se edhe vendi më i pasur në union aktualisht nuk e përballon të shkëputet plotësisht nga energjia ruse.

 

Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi, se vendi i tij të gjithë energjinë e merr nga Moska dhe nuk mund ta përballojë ndërprerjen e furnizimeve.

 

Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti amerikan, Xho Bajden konfirmoi vendimin për të ndërprerë plotësisht importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Edhe Britania e Madhe vendosi të ndalojë importet e naftës ruse në fund të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *