E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

BE: Përgëzojmë autoritetet për luftën ndaj krimit e korrupsionit

Vendimi i Krimeve te Renda per masën e arrestit shtëpiak për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, është përshëndetur edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. Përmes një njoftimi per mediat, BE ka përgëzuar punën e bërë së fundmi nga autoritetet shqiptare për goditjet e kohëve të fundit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Në deklaratën e tij, delegacioni i BE-se rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore”. Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në union.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë