E enjte, 5 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

BE përgënjeshtron Isa Mustafën

Diskutimi mbi marrëveshjen e bashkësinë e komunave serbe bazohet mbi paktin e nënshkruar mes dy vendeve. Ky është qëndrimi i përfaqësueses për politikë të jashtme të unionit, Federika Mongerini, që bie në kundërshtim me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit tha se gjatë bisedimeve në Bruksel është shqyrtuar ndryshimi i marrëveshjes, duke patur parasysh dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë janë fokusuar në zotimet që të dyja palët kanë marrë për të punuar mbi zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar tashmë për bashkësinë  e komunave serbe”.

Takimi i parë mes Mustafës dhe Vuçic, nën ndërmjetësimin e zonjës Mongerini ka përfunduar pa marrëveshje, sa i takon çështjes së komunave serbe në veri të vendit. Ky pakt është kundërshtuar ashpër nga opozita në Kosovë, e cila ka mbajtur një seri protestash dhe ka bllokuar me gaz lotsjellës kuvendin.

 

 

Më shumë video

Reklamë