Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

BE padit Kinën në Organizatën Botërore të Tregtisë

27 Janar 18:22

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka paraqitur në Organizatën Botërore të Tregtisë një padi ndaj Kinës për praktikat e saj diskriminuese ndaj Lituanisë, e cila njohu rishtazi përfaqësimin diplomatik të Tajvanit. BE-ja thotë se mosmarrëveshja e Kinës me këtë vend balltik po dëmton edhe eksporte të tjera të Bashkimit Evropian.

 

Njoftimin në emër të BE-së e bëri Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, njëkohësisht edhe Komisioner për Tregtinë, Valdis Dombrovskis.

 

“Në fillim të dhjetorit, Kina vendosi masa shtrënguese ndaj eksporteve lituaneze dhe ndaj eksporteve të produkteve të BE-së që përmbajnë komponentë lituanezë. Kina po ndërpret edhe eksportet e saj drejt Lituanisë. Ne besojmë se praktikat e zbatuara në këtë rast janë në shkelje të rregullave të OBSH-së”, tha zoti Dombrovskis.

 

Lituania theu traditën e deritanishme diplomatike duke rënë dakort që zyra e Tajvanit në Vilnius të mbajë emrin Tajvan dhe jo Taipei kinez, një term i përdorur nga vende të tjera për të mos ofenduar Pekinin.

 

“Lituania dëshiron marrëdhënie më intensive ekonomike, kulturore dhe shkencore me Tajvanin. Kjo ishte njoftuar në programin e qeverisë dhe nuk duhet të kishte qenë suprizë për askënd”, tha Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

 

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj që nuk gëzon të drejtën e akreditimit diplomatik. Pekini dëboi ambasadorin lituanez dhe tërhoqi ambasadorin e tij. Muajin e kaluar, Lituania mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin kinez. Tregtia e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian menaxhohet nga Komisioni Evropian, që thotë se ka përpiluar evidencën e duhur për shkeljet e Kinës. Komisioni thotë se nga vetë statistikat e doganave kineze rezulton se ka një rënie prej 91% të tregtisë me Lituaninë.

 

“Dua të jem i qartë. Këto masa përbëjnë rrezik për integritetin e tregut të përbashkët të BE-së. Ndikojnë tek tregtia brenda BE-së dhe tek zinxhiri i furnizimit të BE-së, dhe kanë një efekt negativ ndaj industrisë së BE-së. Prandaj po e çojmë çështjen në OBT. Kina mbushi rishtazi 20 vjet anëtarësim në OBT, ku ra dakort të zbatojë rregullat shumëpalëshe. Sot ne i bëjmë thirrje Kinës t’i zbatojë ato rregulla, për hir të sistemit të tregtisë botërore”, tha zoti Dombrovskis.

 

Pekini reagoi nëpërmjet ministrisë së jashtme duke thënë se Kina veproi në përputhje me rregullat e OBT-së dhe se mosmarrëveshja e saj me Lituaninë është politike.

 

Faza e parë e procesit në Organizatën Botërore të Tregtisë parashikon fillimisht konsultime me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë miqësore. Nëse nuk arrihen rezultate brenda 60 ditëve, BE-ja mund të kërkojë që mosmarrëveshjen ta zgjidhë një komision i OBT-së./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Kinë Padi

Nga e njëjta kategori

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për rikthim në tryezën e negociatave

më shumë...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor

më shumë...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës

më shumë...

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.