Bashkimi Europian përsërit apelin për dialog mes qeverisë e opozitës shqiptare për të çuar përpara vendin në rrugën e integrimit. Zëdhënësja e përfaqësueses për politikën e Jashtme të BE, Maja Koçijançiç, përsëriti nga Brukseli thirrjen, që opozita të rikthehet në parlament, pasi aty është vendi ku duhet të zhvillohet debati.

 

“Ne e kemi ndjekur nga afër situatën. Që kur nisi bojkoti i opozitës ne shprehëm keqardhje, sepse besojmë se debati politik nuk duhet të mbahet jashtë, por brenda parlamentit. Nga pikëpamja jonë bashkëpunimi mes opozitës dhe qeverisë dhe dialogu mes tyre janë thelbësore edhe për ambiciet e vendit, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Sigurisht, që përgatitjet për zgjedhjet e pritshme janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe ne e kemi ndjekur nga afër situatën.”

 

Brukseli kërkon gjithashtu të vijojnë përgatitjet për mbajtjen e një procesi të ndershëm zgjedhor.

 

Ju thate se sot është afati i fundit për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet. Për ne është shumë e rëndësishme që të shohim të behën përgatitjet e duhura, që të mbahen zgjedhje te lira dhe të ndershme.”

 

Por opozita nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri teknike dhe është e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndonëse kjo e hënë shënon afatin e fundit për regjistrimin e forcave garuese. Pavarësisht apeleve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, deri tani qeveria e opozita nuk e kanë gjetur ende rrugën e dialogut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *