E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE nënshkruan marrëveshjen për Brexit

Ilustrim · Vizion Plus

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen dhe kreu i këshillit, Charles Michel nënshkruan këtë të premte marrëveshjen e divorcit të Britanisë së Madhe me BE.

 

Në një reagim në tëitter, presidenti i Këshillit Europian deklaroi se gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme, por miqësia do të mbetet. Ne fillojmë një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë, nënvizoi Michel.

 

Më 29 janar, dokumenti do të votohet nga eurodeputetët në parlament. Një ditë më parë, mbretëresha Elizabet ka miratuar ligjin BREXIT, sipas të cilit, britanikët do të largohen përfundimisht nga unioni më datë 31 janar.

 

Qytetarët britanikë kanë kërkuar divorcin në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Kryeministri Boris Johnson arriti ta pëfundojë çështjen pas katër vitesh që i kushtuan shumë politikës britanike dhe karrierës së Theresa May.

 

Tashmë cështja më problematike mbetet ajo e raporteve tregtare në të ardhmen. Pas 31 janarit do të nisë periudha e tranzicionit, e cila do t’iu japë palëve kohë për të negociuar deri në fund të këtij viti.

 

Teksti ligjor i marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE përfshin më shumë se 500 faqe. Zyrtarë të lartë nga Brukseli kanë pranuar se divorci është i dëmshëm për të dyja palët dhe në këtë kontekst do të ketë pika për të cilat nuk mund të arrihet dakordësi e plotë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh