E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

BE në krah të Turqisë/ 8 viktima nga zjarret, situatë e rënduar edhe në Greqi

Situata e emergjencës nga zjarret që kanë përfshirë prej disa ditësh  brigjet jugore turke, vijon të mbetet shqetësuese. Bilanci i viktimave ka shkuar në tetë, po ashtu është rritur numri i personave të plagosur.

 

Dhjetra vatra janë ende aktive, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës. Ndërkohë vijon edhe evakuuimi i turistëve nga hotelet. Bashkimi Europian ka dërguar aeroplanë nga Kroacia dhe Spanja për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

 

Reklamë

Ndërkohë, zjarrfikësit janë përballur edhe me disa zjarre lokale në ishullin grek Rhodes, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës, duke i dhënë një tjetër goditje turizmit në këto vende.

 

Vala e të nxehtit që ka pushtuar këto zona, ka arritur pikun në fund të muajit korrik, me temperatura që i kanë kaluar edhe 42 gradë celcius.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë