BE në alarm nga emigrantët

Çështja e emigranteve vijon te jete shqetësuese per Bashkimin Europian e per ketë arsye kete te marte ne Bruksel u mbajt nje ministerial i ministrave te brendshëm te vendeve te Ballkanit Perëndimor, thirrur nga Komisioneri per Emigracionin Dimitris Avramopulos.
Por te pranishëm ishin dhe Bullgaria si vendi i cili mban presidencën e BE dhe Austria si vend qe pritet te marr presidencën me 1 korrik. Ne fjalën e tij komisioneri Avramopulos nënvizoi se situata nuk është e njejte me 3 vite me pare, por serish eshte shqetësuese per shkak te rrugëve te reja te kalimit.
Me lejoni te theksoi se nuk jemi me ne nje krize si vite me pare, por jemi nen presion. Ne duhet te jemi vigjilent dhe te veprojmë qe te mos lejojmë nje përkeqësime te situatës ne muajt e ardhshëm kritik te verës. Muajt e fundit nje rruge e re është hapur qe tashme prek Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje dhe natyrisht qe kjo ka ndikim ne vendet e BE-se ne Veri. Edhe pse numri nuk eshte alarmues ne këto momente, ka interes te opinionit publik mbi ketë çështje dhe ne duhet te tregohemi te qete por bashkëpunues dhe mbi te gjitha te ndërmarrim aksione te koordinuara nga te gjithë ne. Ne duhet t’i kushtojmë me shume rendësi rritjes se lëvizjeve dytësore qe përfshinë dhe rruge kalimi te reja. FRONTEX ka ofruar per te 3-fishuar personelin e saj ne kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave te Maqedonisë.
Pritet qe ne përfundim te këtij takimi te dilet me nje deklarate te përbashkët lidhur me hapat qe do ndërmarrën per çështjen e emigranteve. Prej disa javësh eshte folur se Shqipëria mund te kthehet ne vendin qe do te pres emigrantet, por nje gjë e tille është mohuar nga ana e qeverise shqiptare.



