Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë në kapitalin...

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për...

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me...

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi humbi zgjedhjet

BE: Ndihma palestineze nuk shkon për Hamasin, programet do të vazhdojnë

22 Nëntor 09:20

Bashkimi Evropian tha të martën se një rishikim i programeve të ndihmave të zhvillimit për palestinezët, i urdhëruar pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor, nuk gjeti prova se fondet përfundonin në dorën e grupit militant dhe se ndihma për palestinezët do të vazhdojë.

 

BE-ja është kontribuesi më i madh i një ndihme të tillë për palestinezët. Blloku ka caktuar 1.3 miliardë dollarë për programet e ndihmave për periudhën 2021-2024.

 

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, njoftoi rishikimin e programeve dy ditë pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin nga Gaza, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë rreth 240 pengje, sipas të dhënave nga qeveria izraelite.

 

Zyrtarët thanë se rishikimi ishte urdhëruar si një masë paraprake, jo sepse ata kishin ndonjë të dhënë që paratë e BE-së përfundonin në duart e Hamasit.

 

“Inspektimi nuk gjeti të dhëna se paratë e BE-së kanë përfunduar drejtpërdrejt ose tërthorazi në duart e organizatës terroriste Hamas”, tha zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

 

Ndihma për zhvillim përdoret për projekte të hartuara për të pasur një ndikim afatgjatë, si pagat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor, dhe financimi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA. Kjo ndihmë është e ndarë nga ndihma humanitare, e destinuar për nevoja urgjente dhe gjëra thelbësore si ushqimi, uji dhe strehimi.

 

“Inspektimi gjeti se sistemi aktual i kontrollit ka funksionuar. Si rezultat, pagesa për përfituesit palestinezë dhe UNRWA do të vazhdojë pa asnjë vonesë”, u tha zoti Dombrovskis gazetarëve.

 

Komisioni tha se planet për të siguruar 82.5 milionë dollarë për projektet e infrastrukturës në Gaza që nuk ishin “të realizueshme në kontekstin aktual” do të përdoren për projekte të tjera./VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Gaza hamas Ndihma humanitare

Nga e njëjta kategori

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë në kapitalin e startup-it të Inteligjencës Artificiale Anthropic

më shumë...

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun e argëtimit, dy prej tyre fëmijë!

më shumë...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

më shumë...

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ushqimet që duhet të konsumoni para se...

10:16

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë...

9:56

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur...

9:46

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

9:22

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

9:20

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e...

9:11

Alarm për bombë në një qendër tregtare...

8:51

Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni...

8:40

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në...

8:23

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën...

8:00

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të...

7:25

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi...

7:11

Skandal në Itali, takime sekrete në “San...

7:01

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja...

6:43

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump...

6:30

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër,...

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

Më të klikuarat

  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.