Subscribe

Apeleve te ditëve te fundit te ndërkombëtareve, qe kane nxitur miratimin e reformës ne drejtësi, i shtohet edhe ai i Përfaqësueses se Larte te BE-se, njëherazi Zevendes Presidente e Komisionit Evropian Federica Mogherini. Nje dite përpara takimit Rama-Basha, përmes nje deklarate zyrtare Mogherini kërkon voten pro reformës nga 2/3 e deputeteve.

Reforma e thelle dhe tërësore e sistemit te drejtësisë ka qene nje kërkese prej nje kohe te gjate e shumicës se qytetareve shqiptare. Drafti legjislativ qe eshte aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe është ne përputhje te plote me standardet europiane. Eshte thelbësore gjithashtu, qe ky draft te miratohet nga nje shumice prej 2/3 te parlamentareve shqiptare.

Mogherini u kujton ligjvënësve përgjegjësinë qe kane me voten e tyre dhe thekson se miratimi i reformës do te shenoje nje kapitull te ri per Shqipërinë.

Ky është nje votim per te cilin çdo anëtar i Parlamentit apo grup politik mban përgjegjësi te veçante. Siç e nënvizova edhe para parlamentit shqiptar herën e fundit qe isha ne Tirane, reforma mund te jete fillimi i nje kapitulli te ri ne historinë tone te përbashkët. Ajo i hap rrugen nje fillimi te ri, ndaj dhe presim qe te gjithe forcat politike te shfrytëzojnë raundin e fundit te konsultimeve te ditës se hene per ta miratuar kete propozim.

Shefja e diplomacisë europiane shpreh besimin se partneret shqiptare do te demonstrojnë angazhimet e tyre per kete reforme, duke e miratuar ate dhe duke bere te gjitha përpjekjet edhe per implementimin e saj. “Qytetaret e Shqipërisë presin qe lidershipi i tyre politik ta beje kete gje”, thekson zyrtarja e larte e BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *