Subscribe

Ministri Taulant Balla ka folur në lidhje me marrëveshjen që mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, tashmë që Bashkimi Europian miratoi një pakt solidariteti në lidhje me emigracionin.

Ai tha se ky pakt u dha përgjigje të gjithë atyre skeptikëve që e panë këtë marrëveshje sikur e trajtonte Shqipërinë si një vend të dorës së dytë, pasi tashmë këtë shembull po e merr edhe Europa.

“Duhet të kuptojmë që Shqipëria dha një shembull solidariteti dhe që ky model solidariteti po merret si shembull për t’u zbatuar nga vendet anëtare të BE apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare.

Të jesh pjesë e BE nuk duhet t’u gëzohesh vetëm përfitimneve që vijnë nga procesi, duhet të marrësh angazhime dhe përgjegësi. Dhe jo të gjitha vendet duan të marrin përgjegjësi për një sfidë që është sfida e sekullit.

Me këtë strategji të re të BE, morën përgjigje ata skeptikë që këtë marrëvesjhe e panë si marrëveshje që e trajtoi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Shqipëria është një vend partner dhe mos harroni rolin dhe vlerësimin që Shqipëria ka marrë për gjithçka kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër”, tha Balla. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *