E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Bota

BE merr hap ligjor kundër Polonisë

Bashkimi Evropian këtë të mërkurë ka marrë hap ligjor kundër Polonisë, pas pretendimeve se ligjet e fundit të prezantuara nga Qeveria dëmtojnë pavarësinë e gjyqtarëve.

 

Në vendimin e tij Komisioni ekzekutiv i BE-së ka thënë se i ka nisur këtij shteti një vërejtje zyrtare, njëherësh hapin e parë kundër Polonisë, meqë kërkon përgjigje nga ky shtet rreth shqetësimeve që ka komisioni brenda dy muajve.

 

Reklamë

Bazuar në një prej ndryshimeve ligjore, gjyqtarët mund të jenë subjekt i hetimeve displinore dhe mund të sanksionohen nëse autoritetet vlerësojnë se vendimet e tyre kanë qenë joadekuate.

 

Ndërkohë që zëvendës-presidenti i Komsionit Evropian, Frans Timmermans ka thënë se masat displinore, që janë prezantuar për gjyqtarët më 2017, duket se “i kthen këta të fundit në subjekt për kontroll politik”.

 

Timmermans ka thënë se rregullat “zbehin pavarësinë e gjyqtarëve”

 

Sipas tij Polonia tani ka mundësi të sqarojë këto ndryshime, apo të ndryshojë mendimin për zbatimin e këtyre ligjeve.

 

Përveç tjerash, Komisioni ka vlerësuar se është duke vepruar si ruajtës i sundimit të ligjit në Poloni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë