E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosovë-Serbi takim në 17 dhjetor, BE konfirmon bisedimet mes përfaqësuesve të dy vendeve

Bashkimi Evropian ka konfirmuar  se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel. Të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh  u mbajt më 23 tetor në Bruksel.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë