Komiteti i punëve të jashtme në parlamentin evropian është shprehur në mbështetje të urdhrit ekzekutiv amerikan që ka shënjestruar Sali Berishën dhe të tjerë persona që sipas Uashingtonit, kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

 

“Mirëpresim angazhimin e rinovuar dhe konstruktiv të shba në ballkanin perëndimor, duke përfshirë fokusin e tyre në luftën kundër korrupsionit; nënvizojmë në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv për sanksionimin e personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese në ballkanin perëndimor. Si dhe veprimet që synojnë individët dhe subjektet për aktet e tyre të korrupsionit.”-thuhet në amendament.

 

Ky qëndrim i miratuar nga anëtarët e komitetit një ditë më parë si pjesë e progres raportit për Shqipërinë për vitin 2021, do të votohet në parlament më 18 dhe 19 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *