E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE lëvron këstin për Greqinë

Ilustrim · Vizion Plus

Në një kohë kur situata në Greqi është e tensionuar për shkak të protestave masive ku u kërkua dhe dorëheqja e kryeministrit Cipras, Bashkimi Europian ka lëvruar këstin e radhës prej 7.5 miliardë eurosh për Athinën zyrtare. Borxhi është pjesë e marrëveshjes prej 86 miliardësh që u aprovua në vitin 2015. Ai është akorduar pas miratimit të reformave të thella në sistemin e pensioneve. Sipas eurokomisionerit për çështjet ekonomike, ky borxh do të krijojë më shumë oksigjen për ekonominë greke e cila duhet të shlyejë dhe borxhet e radhës ndaj Bankës Qëndrore Europiane. Megjithë reformat e ndërmarra deri më tani, borxhi publik i Greqisë është 182.8% ndërsa papunësia vazhdon të mbetet e lartë në kuotën e 24%.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh