E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

BE kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës

Njohja e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte një çmim i lartë.Kështu mendon filozofi gjerman, Mark Jongen. Ai për të përditshmen ‘Politico’ ka thënë se populli në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi për çështjen e njohjes së Kosovës.

 

“Është e vështirë për të dhënë këshilla por unë besoj se njerëzit në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi nëse Serbia është e gatshme të paguaj çmimin”, ka thënë Jongen, transmeton lajmi.net.

 

Reklamë

Ai i ka rekomanduar Serbisë të mos dorëzohet ndaj presionit dhe të mos fut sanksione kundër Rusisë, pasi as BE-ja nuk ka bërë sanksione ndaj Moskës.

 

“Serbia ka nevojë të mbaj marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të mbetet në pozicion të ndërmjetëm sepse është e rëndësishme për ekonominë e saj”.

 

Sipas tij, Serbia është një urë që e lidh Evropën me Rusinë, dhe nuk është mirë që të shkatërrohen të gjitha urat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë