E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE kërkon shpjegime nga AstraZeneca për reduktimin në furnizimin me vaksina

Bashkimi Evropian do të takohet sot me drejtuesit më të lartë të AstraZeneca për të kërkuar sqarime të mëtejshme se pse njoftoi papritur reduktim në furnizimet me vaksina kundër COVID-19 . AstraZeneca i tha BE të premten se nuk do të përmbushte objektivat e rënë dakord të furnizimit deri në fund të marsit.

 

Reklamë

Pas këtij njoftimi, komisionerja përgjegjëse Stella Kyriakidou i dërgoi një letër kompanisë, duke kërkuar sqarime të mëtejshme. Në letër theksohet rëndësia e dërgesave në përputhje me afatet kohore të përcaktuara në marrëveshje.

 

Komisioni Evropian tha se do të ketë edhe një takim me AstraZenecan. Një zyrtar i BE tha se nuk ka pritje të mëdha nga takimi, gjatë të cilit kompanisë do t’i kërkohet të shpjegojë më mirë vonesat. Vaksina AstraZeneca pritet të aprovohet për përdorim në BE në 29 janar, me dërgesat e para që priten nga 15 shkurti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë