Me mbylljen e mbledhjes së 12-të, të këshillit të stabilizim-asocimit, kryeministri Rama dhe dy përfaqësuesit e lartë të bashkimit europian, Josep Borrel dhe Oliver Varhelyi, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Në mbledhjen 60 minutëshe janë analizuar përparimet e bëra nga shqipëria, në rrugën e saj integruese. Ndërsa në pjesën e dytë të mbledhjes me dyer të mbyllura, bashkimi europian i ka paraqitur qeverisë shqiptare rekomandimet e tij.

 

Fushat në të cilat kërkohet përparim, është lufta kundër korrupsionit në nivele të larta dhe ajo kundër trafikut të drogës.

 

Nga prokuroria SPAK, kërkohet goditja e mëtejshme e korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes. Po aq shqetësuese për be-në janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, që besohet se dëmtojnë luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

 

Kjo është hera e parë që këshilli i stabilizim-asocimit zhvillohet jashtë Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *