E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

BE kërkon reforma me cilësi, Gonzato: Të rritet shërbimi ndaj qytetarëve

Për Bashkimin Europian, përmbushja e reformave është e një rëndësie të lartë, ama ato duhet të jenë edhe cilësore. Në konferencën “Të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisja në Shqipëri”, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e shërbimeve korrekte ndaj qytetarëve.

“Sigurisht që përmbushja e reformave është e rëndësishme, ama duhet të sigurohemi edhe për cilësinë. Pra, një produkt cilësor që forcon shërbimin ndaj qytetarëve është thelbësor, pasi kjo do të siguronte edhe pasqyrimin e nevojave të tyre në çdo aspekt”,  tha Gonzato.

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, Gonzato vuri theksin edhe te adresimi i rekomandimeve.

“Mbetet gjithashtu thelbësor edhe adresimi i rekomandimeve, ndjekja e duhur nga institucionet publike dhe gjetjet duhet të përkthehen në përmirësime reale për qytetarët shqiptarë.”

Ndërkaq, Avokati i Popullit, Endri Shabani, theksoi nevojën e bashkëpunimit me institucionet, por nuk përjashtoi as përdorimin e mekanizmave ligjorë nëse ndodh e kundërta.

“Jemi të gatshëm dhe do të kërkojmë bashkëpunim nga çdo institucion me të cilin duhet të kemi kontakt; në të kundërt, do të përdorim çdo mekanizëm të mundshëm ligjor në mënyrë që ata t’i përgjigjen kërkesave tona”, Avokati i Popullit, Endri Shabani.

Gjatë konferencës, palët pranuan se mbrojtja e të drejtave të njeriut është thelbësore edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë