Subscribe

Bashkimi Europian i ka bërë apel klasës politike në Maqedoni që të mos mbajë zgjedhje të Njëanshme në vend. Ministri i Punëve të Jashtëm të Holandës, bert Kunders, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, përmes një letre u ka thënë qartë liderëve politikë se kushtet për zgjedhje nuk janë plotësuar, ndërsa ka porositur VMRO-DPMNE që të mos organizojë një proces ku mungojnë partitë e tjera. Ky reagim vjen në një kohë kur partitë në opozitë si LSDM-ja dhe dy subjektet shqiptare BDI e PDSH, nuk kanë dërguar në komisioni shtetëror zgjedhor listat e emrave për anëtar në këshillat zgjedhor. Sipas mediave në Maqedoni VMRO ka dorëzuar listat me 3500 anëtarë në të gjitha vendvotimet në Maqedoni dhe ekziston një skenar që vendet e anëtareve që duhet të plotësoheshin nga partitë e tjera të zëvendësohen punonjës të administratës.
Prej disa muajsh, klasa politike ne Maqedoni vijon të mbetet e përçarë sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve. Tensionet u shtuan pas vendimit të presidentit për të falur personat që po hetohen në të ashtuquajturin skandal i përgjimeve. Mes tyre ishte dhe ish-kryeministri Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *