Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

BE-ja paralajmëron kundër hapjes së llogarive në rubla për pagesat e gazit

17 Maj 14:20

Komisioni Evropian tha më 17 maj se hapja e llogarive në rubla në një bankë ruse, me qëllim që të bëhen pagesat për gaz, shkel sanksionet e bllokut kundër Moskës, teksa Brukseli publikoi udhëzimet e reja lidhur me atë se si kompanitë munden që ligjërisht të vazhdojnë të blejnë karburante ruse.

 

Shtetet dhe kompanitë për javë të tëra kanë kërkuar qartësi se si mund të vazhdojnë blerjen e energjisë ruse, pasi Moska në fund të marsit kërkoi që blerësit e huaj të bëjnë pagesa me rubla për gazin rus ose do të rrezikonin që të shkëputeshin nga furnizimet. Në udhëzuesin e përditësuar që BE-ja ka publikuar së fundmi, Komisioni Evropian konfirmoi këshillën e mëhershme se sanksionet e BE-së nuk ndalojnë kompanitë që të hapin llogari në banka ruse

 

Në udhëzues u tha se kompanitë mund të paguajnë për gazin rus, për aq kohë sa këto pagesa i bëjnë me valutën që është përcaktuar në kontratat ekzistuese. Pothuajse të gjitha kontratat për furnizim që kompanitë nga BE-ja kanë me gjigantin rus të gazit, Gazprom, janë në euro ose dollarë.

 

Por, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të martën se hapja e llogarive në rubla në bankën ruse, Gazprombank, do të ishte shkelje e regjimit të sanksioneve të bllokut evropian.

 

“Kjo shkon përtej indikacioneve që ne i kemi dhënë për shtetet anëtare se çfarë mund të bëjnë nën regjimin” e sanksioneve, tha ky zëdhënës për gazetarët.

 

Dekreti i presidentit rus, Vladimir Putin, thotë se transaksionet mund të kryhen vetëm pasi valutat e huaja të jenë këmbyer në rubla dhe kompanitë duhet të hapin dy llogari në bankën ruse, një në valutë të huaj dhe tjetrën në rubla.

 

Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë muajin e kaluar, pasi këto dy shtete refuzuan që të paguanin gazin me rubla./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Llogari pagesat e gazit Paralajmërim

Nga e njëjta kategori

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për marrdhëniet me liderët botërorë dhe politikën

më shumë...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një makine në lëvizje! Policia në ndjekje të autorit

më shumë...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

më shumë...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.