Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

BE-ja konfirmon vizitën e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe Serbi

25 Janar 18:38

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut, Borrell e barti më shumë te zyrtarët në Prishtinë.

 

“Dua t’ia bëj të qartë Kosovës se dialogu nuk zhvillohet për shkak të dialogut, por për shkak se është kyç në përparimin në rrugëtimin evropian. Së bashku me Lajçakun do të vazhdojmë të përgatisim takimin e radhës, por kjo do të ndodhë vetëm nëse të dyja palët merren vesh rreth rezultateve pozitive dhe konkrete. Prandaj unë dhe Lajçak do të vazhdojmë të angazhohemi me palët, e posaçërisht me Kosovën, e cila po dëshmon më shumë jogatishmëri për t’u ulur në tryezë”, tha Borrell.

 

Borrell ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialogun që e ndërmjetëson blloku evropian. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021.

 

Ndërkaq, të martën në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Pas këtij takimi, BE-ja përsëriti qëndrimin se edhe për Serbinë, përparimi në procesin e integrimit evropian varet nga normalizimi i raporteve me Kosovën dhe nga shpejtësia e procesit të reformave, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.

 

Borrel po ashtu ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka përsëritur se në Evropë nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të mohimit të gjenocidit.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se për shtetin e saj bashkëpunimi rajonal është pjesë e rrugës evropiane./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Eskobar Kosovë Serbi vizite

Nga e njëjta kategori

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

më shumë...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

më shumë...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.