Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e komisionit europian Ursula fon der Lajen përshëndetën solidaritetin e treguar në konferencën e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” e cila u mbajt në Bruksel.

Por në konferencën e përbashkët për shtyp, zyrtarja e lartë e Unionit kerkoi në mënyrë të qartë një proces transparent.

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rimëkëmbjes pasi e konsiderojmë një partner të rëndësishëm dhe një vend mik. Kemi rënë dakord të kemi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, ku do të përcaktojmë parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme solidariteti me popullin shqiptar të investohet në mënyrën e duhur dhe për këtë jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë.”

 

Ndërkohë kryeministri Rama nuk e fshehu entuziazmin për rezultatet që sipas tij i kaluan pritshmëritë. Ai bëri të ditur se do të ngrihet edhe akademia e transparencës në kuadër të mirëmenaxhmit të fondeve.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Bixhozi është ndaluar në Shqipëri, por pashë shumë njerëz sot që vinin baste. Pasi thanë se kjo do të ishte një katastrofë, kur kontributet po rriteshin, thanë se nuk mund t’i menaxhojmë, por ne duhet dhe do t’i menaxhojmë. Siç e pamë miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para por erdhën me argumente të mira se si të kujdesemi që këto para dhe fonde kaq të mëdha të përdoren me transparencë. Duke ditur që amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujarë me eksportimin e standarteve. Kur isha në SHBA, u kërkova që fondin që do të premtonin, i cili ishte më bujar nga çe prisja në të vërtetë, ta përdornim për një të ashtuquajtur akademi transparence. Kjo do të jetë një strukturë, e cila do të monitorojë standardet, dhe do të vlerësojë kriteret e tenderëve publikë dhe procedurave publike.”

 

Sa i takon procesit të antarësimit, presidentja e komisionit europian dha sinjale pozitive për progresin e Shqipërisë dhe u shpreh optimiste se ky vit do të jetë i suksesshëm.

 

“Ne jemi të interesuar për progresin e vendit dhe kemi punuar shumë për të shtruar rrugën, që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Për sa kemi parë metodologjinë, që ka krijuar besim te të gjitha palët, dhe që përshpejton procesin dhe ofron perspektiva më të besueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që ne të mund të ecim përpara për hapjen e negociatave. Po punojmë fort, kam shumë besim. Ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim që të krijojmë besim te të gjitha palët. Kemi prova, që progresi është bërë.”

 

Më herët gjatë ditës edhe Rama deklaroi se shqiëria I ka bërë detyrat e saj e tashmë prej vetëm dritën jeshile nga Këshilli Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *