Komisioni europian vendosi masat e para ndëshkuese ndaj Kosovës, pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të marrë hapa konkretë për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Zëdhënësi I kimisionit, Peter Stano nënvizoi se Bashkimi Europian jo vetëm që ka vënë menjëherë në zbatim ndëshkimet, por po përgatit sanksione të tjera ndaj Kosovës.
PETER STANO
ZEDHENES I KOSOVES
“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Të tjera janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”
Stano bëri të qartë se masat ndaj Kosovës nuk janë sanksione klasike, por masa të kthyeshme në varësi të përgjigjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë hapa konkretë për uljen e tensioneve.
“Kemi kontakte të vazhdueshme me të dyja palët për të gjetur një mënyrë zgjidhje. Zhvillimet e ditës së djeshme treguan se nuk ka deeskalim. Kështu që kjo duhet të mbarojë. Mëgjithë thirrjet tona kryeministri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapa konkrete për shtensionim. Duhet të ecim nga menaxhimi i krizave në një proces të qëndrueshëm. Qetësia duhet të kthehet në veri. Këto masa janë të përkohshme dhe të kthyeshme, që do të ndryshojnë në varësi të situatës në terren”
Zedhënësi I komisonit i është përgjigjur gjithashtu kritikave për njëanshmëri nga i dërguari për dialogun Miroslav Lajcak.
“Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak është një person që është caktuar me dakordim të 27 shteteve anëtare. Ne refuzojmë çdo deklarim se ai është i njëanshëm. Ne investojmë shumë kohë e energji për të lehtësuar dialogun, e për t’i ndihmuar të dyja palët përkundër qasjes së tyre gjatë javëve, muajve apo viteve të fundit.
Masat e Bashkimit Europian përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe si dhe punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së.





