Përshkallëzimi i rrezikshëm në marrëdhëniet me Greqinë dhe roli i Turqisë në Mesdheun Lindor kanë marrë një fokus të rëndësishmë në mbledhjen e kwsaj tw marte të parlamentit europian.

Përfaqësuesi i lartë i unionit për punët e jashtme, Josef Borrel ka deklaruar se perandoritë e vjetra, Rusia, Kina dhe Turqia po rikthehen, duke lëvizur balancat në BE.

 

JOSEPH BORRELL

PERFAQESUES I LARTE I BE PER PUNET E JASHTME

 

“Situata në Mesdheun Lindor kërkon një angazhim urgjent dhe kolektiv. Ato që kanë ndodhur gjatë verës janë ngjarje të papranueshme. Turqia duhet të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme. Ky është një element themelor për të lejuar që dialogu të përparojë, osë më saktë, të fillojë. Kjo është rruga e vetme drejt stabilitetit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.”

 

Ndërkohë, presidenti i këshillit europian Sharl Mishel është takuar në Athinë me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis dhe është shprehur optimist se konflikti do t ëzgjidhet me dialog.

 

CHARLES MICHEL PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

 

“Adresimi i tensioneve në Mesdheun Lindor është një përparësi për BE. Solidariteti ynë është me ju.Objektivi ynë është i qartë: stabiliteti dhe siguria në të gjithë rajonin. Bashkimi Europian duhet të miratojë një qëndrim “të rreptë” duke demonstruar vendosmërinë e tij për të mbështetur vlerat dhe parimet. Një axhendë pozitive është e mundur vetëm nëse ekziston vullnet i përbashkët për t’u respektuar këto parime.”

 

Ndërkohë kreu i ekzekutivit grek ka deklaruar se tensionet kërcënojnë të gjithë rajonin dhe BE.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Greqia është e përgatitur të ulet për bisedime me Turqinë mbi caktimin e zonave detare, me kusht që të shohë prova konkrete të de-përshkallëzimit nga Ankaraja. Mbështetja europiane e shprehur për Greqinë dhe Qipron mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme me Turqinë mbi energjinë dhe të drejtat detare në rajon, është një pranim i heshtur se “interesat strategjike të Bashkimit Europian janë gjithashtu në rrezik” .

 

Vizita e Mishel në Athinë vjen përpara takimit të ardhshëm të Këshillit Europian në 24 dhe 25 Shtator ku janë paralajmëruar sanksione të rënda për Turqinë nëse nuk heq dorë nga provokimet.

Në fokus të takimit ka qënë edhe kriza e migrantëve për të cilën kryeministri grek kërkoi një përgjigje në nivel europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *