E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Kosova

BE i kërkon Kosovës anulimin e zgjerimit të tarifave ndaj Serbisë

Kreu i misionit të BE-së në Kosovë i ka bërë thirrje  qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia edhe për produktet e  brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi.

 

Përmes një deklarate për shtyp BE thekson se e shikojnë me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

 

Reklamë

“Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhime e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i MSA-së”.

 

Gjithashtu në reagimin e saj zyra e BE-së i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin dhe të revokojë taksën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë