Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 5.7 milionë euro për regjistrimin digjital të pronave.

 

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan se regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

 

“Falë ndihmës nga BE, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë.”

 

Kjo është mbështur edhe nga diplomatja amerikane, Yuri Kim, e cila shkruan se zgjidhja e çështjes së pronës hedh themelet për një zhvillim më të madh.

 

“Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *