Subscribe

Bashkimi Europian dënon dhunën ne protestën e opozitës ne Kosove dhe apelon qe palët te gjejnë rrugen e dialogut. Pas reagimit te ambasadoreve te unionit dhe te SHBA ne Prishtine, përmes nje postimi ne rrjetet sociale komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn shprehu shqetësim per spiralen e dhunës.

“Shqetësim per përshkallëzimin e dhunes ne protestën ne Prishtine. Raportimet per persona te lënduar dhe dëmtimin e pronës publike jane te papranueshme. Palët te vetëpërmbahen dhe t’i kthehen dialogut politik me mjete demokratike.”

Sulmi ndaj ndërtesës se qeverise, ku protestuesit hodhën gurë dhe shishe me benzine u dënua edhe nga presidentja Jahjaga dhe qeveria e Kosovës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes nje komunikate u u kërkoi qytetarëve të mos i përkrahin ata që djegin institucionet e ndërtuara me taksat e qytetarëve ndër vite. Gjate protestës u lënduan mbi 10 persona, policë, qytetare dhe gazetare, si dhe u arrestuan disa aktivistë të opozitës. Megjithatë, partitë opozitare kane paralajmëruar se protestat nuk do te ndalen deri ne rrëzimin e qeverise, te cilen e bëjnë përgjegjëse per shkatërrimin e vendit përmes marrëveshjeve per bashkësinë e komunave serbe dhe atë te kufirit me Malin e Zi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *