Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

BE heq dorë nga sanksionet kundër Patriarkut Kiril

3 Qershor 08:53

Për shkak të rezistencës hungareze, BE-ja nuk vendos sanksione kundër udhëheqësit të Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkut Kiril.

 

BE-ja i hapi më në fund e qartë rrugën paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Por për shkak të rezistencës së Hungarisë BE-ja fillimisht ka vendosur të mos vendosë sanksione ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkut Kiril. Sikurse konfirmuan disa diplomatë paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, e cila përfshin gjithashtu një embargo të gjerë nafte, u miratua nga përfaqësuesit e shteteve të BE-së pa masat ndëshkuese të planifikuara kundër Kirilit.

 

Shtetet e tjera të BE-së donin që Kirili të përfshihej në listën e sanksioneve të BE-së për shkak të mbështetjes së tij për luftën agresore ruse kundër Ukrainës. Ai ka kontakte të ngushta me presidentin Vladimir Putin dhe deri tani është treguar shumë besnik ndaj Kremlinit. Në predikimet e tij, 75-vjeçari vazhdimisht mbështe kursin e luftës dhe së fundmi pretendoi madje se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë një vend tjetër. Megjithatë Hungaria nuk donte të pranonte sanksionet.

 

Bojkotimi i furnizimeve me naftë nga Rusia, që është mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike, përcakton se vitin e ardhshëm në BE nuk do të lejohen më importe nafte me rrugë detare. Për shkak të nivelit të lartë të varësisë së tyre nga nafta ruse vetëm Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do të lejohen të importojnë naftë ruse përmes tubacionit Druzhba deri në një njoftim të mëtejshëm. Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, deri në fund të vitit BE-ja do të blejë rreth 90 për qind më pak naftë nga Rusia.

 

SHBA thellon sanksionet kundër elitës ruse

 

Edhe SHBA vendosi sanksione të mëtejshme ndaj oligarkëve rusë dhe zyrtarëve të qeverisë. Departamenti i Thesarit dhe Ministria e Jashtme në Uashington njoftuan një sërë masash ndëshkuese kundër atyre që kanë lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Midis tyre janë miliarderi, Alexei Mordashov dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Qeveria amerikane ka hetuar gjithashtu disa jahte luksoze që thuhet se i takojnë Putinit ose personave të afërm me të. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë sanksione në shkallë të gjerë kundër Moskës dhe aleatëve të ndryshëm të Putinit./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE heq dore Patriarku Kiril sanskione

Nga e njëjta kategori

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.