E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE hap kufijtë e brendshëm / Borrel: Procesi do të finalizohet deri në fund të qershorit

Shtetet anëtare të BE deri më tani i janë përmbajtur rekomandimeve të komisionit që sugjeron hapjen e të gjithë kufijve të brendshëm deri në fund të muajit qershor.

Përfaqësuesi i lartë i unionit për punët e jashtme, Josef Borrel në një konferencë për shtyp bëri të ditur se plani për hapjen e kufijve të jashtëm do të fillojë nga data 1 korrik.

Reklamë

“Kufijtë e brendshëm po rihapen gradualisht dhe korniza pritet të përfundojë deri në fund të muajit qershor. Vendet anëtare të BE-së kanë fjalën e fundit për masat kufitare. Por Brukseli sugjeron një rihapje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm për udhëtarët jashtë bllokut, nga 1 korriku. Kjo sigurisht do të vlerësohet, sipas situatës epidemiologjike.”

Austria do të rihapë kufirin me Italinë nga data 16 qershor dhe do të presë udhëtarë nga 31 vende pa kufizime. Por jo nga Suedia, Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar pasi duhet të kenë test negativ për koronavirus ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë.

Ndërsa Polonia do të hapë kufijtë me vendet e Bashkimit Europian këtë të shtunë dhe do të lejojë fluturime ndërkombëtare javën e ardhshme. Edhe Greqia do të hapë qiejt nga data 15 qershor.

Ndërsa Gjermania nuk do të lejojë në territorin e saj udhëtarë nga vendet jo anëtare të BE deri më 31 gusht.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë