Subscribe

Brukseli ka përshëndetur vendimin e Gjykatës se Krimeve te Renda per dënimin e bandës  se Emiljano Shullazit. Ne përfundim te Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e larte e be Federica Mogerini theksoi se ky vendim është nje shenje e rëndësishme per te treguar vendosmërinë ndaj krimit te organizuar

 

Federica MogheriniNe gjithashtu pame disa rezultate te mira e konkrete siç është dënimi thelbesor per burgosjen e anëtareve te nje bande te rëndësishme te krimit te organizuar nga gjykata e krimeve te renda dje.

 

Ne Këshillin e Stabilizim Asocimit eshte diskutuar edhe problematika e Ministrisë se Brendshme qe aktualisht drejtohet nga zevendesminister Sander Lleshaj, njeriu per te cilin president nuk është shprehur ende.

 

Ditmir Bushati: Është kyçe per Bashkimin Europian, per vendet anëtare te shohin punën e Ministrisë se Brendshme plotësisht funksionale dhe aktive.  

  

Nga ana tjeter komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn u përqendrua tek nevoja per dialog politik si element i rendesishem per integrimi

 

Johanes Hahn: Qeveria është përgjegjëse te krijoje kushtet e nevojshme per dialog ndërsa opozita duhet te heqë dore nga bojkoti i proceseve parlamentare. Tani eshte per shembull mundësi qe partitë politike te tregojnë vullnet per te vepruar ne mënyre konstruktive ne fushën e reformes elektorale dhe te adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR se shpejti. 

 

Gjate këshillit, Brukseli përsëriti nevojen qe Shqipëria te vazhdoje me reformat, veçanërisht me procesin e vetingut; te luftoje krimin e organizuar e korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *