Subscribe

Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor ka marrë një fokus të rëndësishëm në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm në Bruksel. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme, Josef  Borrel konfirmoi se vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë qëndrojnë në krye të axhendës ndërsa këtë të martë do të jetë në rend dite procesi i zgjerimit.

 

JOSEPH BORRELL

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME, BE

 

“Do të fokusohemi në problemet kryesore strategjike, fillimisht do të flasim për Ballkanin Perëndimor. Duam të kemi një rishikim të situatës dhe si mund të angazhohemi më tepër në rajon duke theksuar rëndësinë që ai ka për Bashkimin Europian. Dhe gjithashtu do të diskutojmë mundësitë për të ofruar një perspektivë më të mirë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.”

 

Përpjekja e Brukselit për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me 11 maj dështoi, pasi pala kosovare kërkoi më shumë kohë për tu përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

 

Ndërkohë ndërmjetësuesi i BE, Miroslav Lajcak pas takimit me shefen e OSBE-së, Ann Linde, theksoi rëndësinë e dialogut dhe nevojën për të forcuar besueshmërinë e unionit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *