Subscribe

Takimet e ambasadoreve me deputetet e tre forcave kryesore politike jane shtyre per te martën, por diplomatet kane vazhduar te apelojnë ne mbështetje te reformës ne drejtësi gjate takimeve me politikanet shqiptare. Ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka shfrytëzuar takimin e Këshillit Kombëtar te Integrimit per t’i kujtuar klasës politike se miratimi para verës i kësaj reforme është rruga e vetme për nje rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Unë vërtet shpresoj se reforma ne drejtësi do te miratohet shpejt, sepse me miratimin e saj dhe me rezultatet e par ate zbatimit Shqipëria ka nje mundësi qe te marre rekomandimin per hapjen e negociatave.

Vlahutin i ka bere te qarte klasës politike se nuk duhet t’i shkaktojnë vendit te njëjtat dëme qe i solli diktatura komuniste.

Vendi juaj ka humbur shume mundësi per shtetndertim dhe modernizim gjate shekullit te 20 por kjo nuk ishte zgjedhja juaj. Ky moment e kjo pune qe është bere per reformën duhet vazhduar dhe kjo eshte zgjedhja juaj. Ne jemi ketu per t’ju mbështetur me përvojë, ekspertize e fonde, ne jemi me te vërtete te interesuar per Shqipërinë.

Apeli i diplomates se BE është mbështetur edhe nga demokratet e socialistet ne këshill. Paraditen e se hënës, komisioni i reformës ne drejtësi ka ne axhende miratimin ne parim te draftit kushtetues e kjo mesa duket është prova e pare per klasën politike shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *