Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë të përmbushë reformat në mënyrë që të integrohet në Bashkimin Europian.

 

Në një intervistë të dhënë për European Western Balkans, Soreca është ndalur edhe tek përplasja më e fundit mes Kryeministrisë dhe Presidencës për çështjen Lleshi.

 

Ai tha se për të luftuar krimin dhe korrupsionin duhet një ministri e Brendshme plotësisht efektive.

 

Soreca deklaroi gjithashtu se duhet të ndërmerren akoma më shumë oepracione si ai i pak ditëve më parë ku u goditën katër banda kriminale dhe u arrestaun 27 persona.

 

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Në javët dhe muajt e fundit, ministri i Brendshëm i Shqipërisë dhe Policia e Shtetit në Shqipëri kanë bërë një sërë veprimesh të rëndësishme kundër krimit të organizuar. Ne e mirëpresim këtë, kjo është ajo që BE-ja dhe vendet anëtare presin nga Shqipëria, dhe kjo duhet të vijojë. Prandaj, duhet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale që do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar.

 

Sakaq, Soreca theksoi se duhet të përmbushet reforma në drejtësi dhe të luftohet krimi në mënyrë që të hapen negociatat me BE në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *