E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE dhe Britania propozuan sanksione të reja ndaj Rusisë, Trump: Po shqyrtojmë shumë gjëra, por do të shohim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se po shqyrton çfarë masash do të ndërmarrë pas propozimit për sanksione të reja ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe Britania.

“Po shqyrtojmë shumë gjëra, por do të shohim,” u tha Trump gazetarëve teksa largohej nga Kapitoli pas një takimi me kolegët e tij republikanë për projektligjin e ri për taksat.

Reklamë

Ditën e djeshme, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelensky dhe Putin. Pas telefonatës me presidentin rus, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë negociata të menjëhershme për një armëpushim.

Megjithatë, Kremlini e minimizoi këtë urgjencë, duke deklaruar se procesi do të marrë kohë dhe nuk janë vendosur afate të caktuara.

Reklamë

Trump informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë për këtë bisedë, por mbeti i pasigurt në lidhje me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, duke sugjeruar se masa të tilla mund të pengonin përparimin e mundshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë