E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

BE dënon dhunën në protestë: Udhëheqësit politikë të tregojnë përgjegjësi

Delegacioni BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën kombëtare të opozitës të së shtunës ku pati përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, delegacioni BE ka theksuar se dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

 

Delegacioni BE shprehet pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen vetëm përmes debatit e dialogut.

 

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”

Vazhdo të lexosh

Reklamë