Subscribe

Bashkimi Evropian, nuk i ka kursyer kritikat per ngjarjet e se premtes ne parlamentin e Kosovës, ku opozita hodhi serish gaz lotsjellës per te bllokuar seancën.

Serish u vu re bllokim i punës se Kuvendit, i dëmshëm për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës. Ne bëjmë thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për rikthim tek dialogu, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokratike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik.

Ne deklaratën e Bashkimit Europian, tërhiqet vëmendja qe të gjitha palët te përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun. Sipas Brukselit, synimet politike arrihen përmes nje procesi demokratik ne interes te popullit te Kosovës. Me nje gjuhe te ashpër foli edhe ambasadori amerikan ne Prishtine, Greg Delawie. Pas akteve te dhunës ne kuvend, nënte deputete te opozitës u arrestuan, ndërsa pritet qe kete te shtune te dalin përpara gjykatësve. Nje dite me pare ndaj tyre u mor masa e ndalimit 48 ore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *