Subscribe

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në mënyrë paqësore dhe të gjitha palët të përmbahen.

 

Zëdhënësi Peter Stano ka shprehur gjithashtu zhgënjimin për bojkotimin e zgjedhjeve nga Lista Serbe e cila ka mbështetjen e Beogradit.

 

PETER STANO

ZEDHENES I BASHIMIT EUROPIAN

 

“Që kur serbët u larguan nga institucionet në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022, BE-ja bashkë me partnerët tanë, ishte angazhuar me të dyja palët për të ulur tensionet dhe që serbët e Kosovës të përmbushnin obligimin e tyre nga dialogu dhe të ktheheshin në institucione, ndërsa për Kosovën të mundësojë që ky kthim të realizohej. Deri më tani, pak përparim është arritur në këtë pikë.

 

Stano ka kërkuar angazhim të plotë nga Kosova dhe Serbia që të rikthejnë në normalitet situatën institucionale në katër komunat në veri.

 

“Ёshtë detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore”

 

Lista Serbe, por edhe zyrtarët në Beograd, kanë vendosur dy kushte për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës: Formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga veriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *