Subscribe

71 vite më parë, u hodhën themelet e para të atij që sot është Bashkimi Europian e ku Shqipëria që prej vitit ‘90 nuk ka reshtur së ëndërruari e punuari për t’u bërë pjesë. Sot, në Ditën e Europës, Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale i është rikthyer thirrjeve “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”.

 

“Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.”

 

Përkujtimit të kësaj dite i është bashkuar dhe mesazhi i ministres së Jashtme, Olta Xhacka.

 

“Sot, ne jemi më afër se kurrë objektivit tonë strategjik të anëtarësimit përmes procesit të hapjes së negociatave. Shqipëria dhe qeveria jonë ka arritur që përmes përpjekjeve titanike, të përmbushjen të gjitha prioritetet dhe kërkesave specifike, ku më madhorja është ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Këto janë realizuar falë edhe konsensusit kombëtar të të gjithë shqiptarëve. Ne jemi besimplotë se edhe vetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e rajonit nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari.”

 

71 vjet më parë, Robert Schuman, prezantoi deklaratën e tij historike, ku propozohej krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, e cila sot është kthyer në një bashkim të madh vlerash e kulturash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *