Subscribe

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se 14 vende antare të Bashkimit Europian arritën një marrëveshje për “mekanizmin e solidaritetit” mbi shpërndarjen e refugjatëve në bllok, nismë kjo e Francës dhe Gjermanisë.

 

Kompromisi u finalizua gjatë mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe atyre të Brendshëm që u mbajt në Paris.

 

Në një konferencë për shtyp, Macron tha se vendet antare ranë dakord pa asnjë kundërshtim për shprëndarjen e emigranteve.

 

“Në përfundim të takimit 14 shtetet antare shprehën në parim mbështetjen e tyre për planin franko-gjerman, një iniciativë e re e shpejtë dhe automatike për refugjatët. Evropa nuk mund të jetë e përçarë kur bëhet fjalë për solitaritetin. Ne nuk mund të kemi shtete që thonë “nuk jemi pjesë e juaja kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës.”

 

Ndërsa shefi gjerman i diplomacisë, Heiko Maas tha se plani kërkon mbështetjen e të gjitha vendeve antare kur bie fjala për refugjatët në kontinentin Europian.

 

“Unë mendoj se ne ende nuk e kemi arritur qëllimin tonë, megjithatë mbetet për t’u vlerësuar sepse kemi arritur më shumë se më parë. Përpjekjet rreth shpëtimit në Mesdhe duhet të përfundojnë dhe për këtë, nevojitet një ‘koalicion i gjerë’ mbi gatishmërinë për emigrantët që vijnë në Europë.”

 

Ministrat e jashtëm të vendeve antare të BE-së u mblodhën në Paris, në një përpjekje për gjetjen e një mekanizmi që do të shmangte situatat në Detin Mesdhe, ku anije me qindra refugjatë i afrohen portave të unionit.

 

Franca, Gjermania, Finlanda, Luksemburgu, Portugalia, Lituania, Kroacia dhe Irlanda – kanë rënë dakord të ndajnë në mënyrë të barabartë emigrantët që shpëtohen në Mesdhe. Por Italia, e cila e kërkoi mbajtjen e një takimi të tillë, nuk mori pjesë. Zëvendëskryeministri njëherësh dhe ministry i Brendshëm Matteo Salvini, me anë të një postimi në tëitter tha se “Italia nuk merr urdhëra nga të tjerët, dhe se nëse Macron dëshiron të diskutojë mbi emigrantët, ai duhet të shkojë në Romë”.

 

Italia, Greqia dhe Spanja janë pikat kryesore ku zbarkojnë emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Në vitin 2018 Italia u hapi dyert mijëra emigrantëve që u dyndën në brigjet e saj, por me ardhjen në pushtet të koalicionit “La lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”, keto porta u mbyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *