E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

BE apel opozitës: Jepini fund bojkotit parlamentar

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje opozitës në Shqipëri ti japë fund bojkotit të parlamentit dhe të hapë rrugën për reformë në sistemin e drejtësisë, një nga kushtet më të rëndësishme të vendit në procesin e integrimit për në Union.

 

Në artikullin e Uashington Post, në një shkrim i huazuar nga AP, shkruhet se Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së Federika Mongerini dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn kanë hartuar një deklaratë të përbashkët për Shqipërinë duke i rikujtuar se “reforma në drejtësi është hapi më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian”.

 

Reklamë

Ata thanë se debati politike duhet të kryhet brenda institucioneve, pra në parlament, sipas praktikave demokratike”.

 

Në këtë shkrim të publikuar edhe në gazetën amerikane theksohet se reforma në sistemin e drejtësisë e miratuar vitin e kaluar ka ngecur nga bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës. Nevojitet krijimi i komisioneve të vetingut të cilët do të bëjnë skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por opozita ka deklaruar se këto komisione mund të manipulohen.

 

Shefi i opozitës, Lulzim Basha akuzoi të mërkurën disa diplomatë të lartë në Tiranë, por pa përmendur asnjë prej tyre. Sipas tij këto diplomatë po mbështesin kryeministrin Edi Rama për të vendosur sistemin e drejtësisë nën sundimin e partisë në pushtet.

 

Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e Partisë Demokratike kanë bllokuar bulevardin kryesor në kryeqytet, në Tiranë, me ngritje e një çadre, fiks përballë zyrës së kryeministrit Rama. Ata thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit sepse dyshojnë se qeveria do ti manipulojë ato me paratë e drogës.

 

Reforma në drejtësi është aprovuar në mënyrë unanime vitin e kaluar. BE-ja ka kushtëzuar Shqipërinë për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë para se vendi të vijojë negociatat për anëtarësim.

 

Marrë nga Uashington Post

Vazhdo të lexosh

Reklamë